Spanja në gjysmëfinale, eliminon Finlandën e Edon Maxhunit 

Basketboll

Spanja në gjysmëfinale, eliminon Finlandën e Edon Maxhunit 

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:02
Pamje nga ndeshja

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në basketboll. 

Spanja ka shënuar fitore me rezultat  100:90 (19:30, 24:22, 30:15, 27:23) ndaj Finlandës.

Spanjollët shënuan fitore me mund të madh ndaj Finlandës së basketbollistit nga Kosova, Edon Maxhuni. 

Image

Edon Maxhuni

Çereku i parë frymoi në të mirë të finlandezëve të cilët arritën epërsinë në 11 pikë (19:30). 

Në çerekun e dytë lojë me rivalitet dhe një Spanjë që tentonte ta përmbyste rezultatin. 

Në minutën e 20-t, 43:52 në të mirë të Finlandës. 

Çereku i tretë ishte fatal për Finlandën, duke pas treguar lojë fantastike dhe përmbysën rezultatin e Finlandës, 73:67. 

Çereku i katërt dramë në vete, 84:82 për spanjollët në minutën e 36-t.

Spanja shënon fitore me 10 pikë dallim (100:90) ndaj Finlandës.

Basketbollisti Willy Hernangomez me 27 pikë, është më efikasi të Spanja dhe Lauri Markkanen me 28 sosh u dallua të Finlanda.

Maxhuni shënoi vetëm 2 pikë dhe pati 22 minuta e 18 sekonda lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat