Kjo është Prishtina e famshme, ndahet me trajner në javën e parë 

Basketboll

Kjo është Prishtina e famshme, ndahet me trajner në javën e parë 

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2022 Në ora: 20:09
Ekrem Memnun

Sigal Prishtina konfirmon ndarjen me trajnerin Ekrem Memnun. 

E veçanta është se qysh në javën e parë të Kampionatit të Kosovës, ndajnë rrugën me trajnerin turk, veçmas pas humbjes me rezultat 76:70 nga Peja. 

Sipas njoftimit të Prishtinës, Memnun është larguar për arsye personale.

“Faleminderit Ekrem Memnun!

Sigal Prishtina dhe Kryetrajneri Ekrem Memnun kanë ndarë rrugët.

Memnun iu bashkangjit projektit të klubit në gusht të këtij viti me ftesë  për të përkrahur miqtë e tij në Prishtinë, mirëpo për arsye personale iu desh të largohej nga klubi.

Ne, KB Sigal Prishtina duke qenë të njoftuar për arsyen e largimit e përkrahim vendimin e tij dhe i urojmë gjitha të mirat në jetën profesionale dhe personale. 

Ekremi erdhi si mik i klubit dhe po largohet si nje mik i madh i klubit.

Deri në vendimin e radhës, ekipi do të drejtohet nga Bilge dhe Rashica.

Faleminderit, Ekrem Memnun!”, njofton KB Sigal Prishtina, klubi më i famshëm në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat