Flamurtari e Partizani e nisin me fitore

Basketboll

Flamurtari e Partizani e nisin me fitore

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 16:58
Flamurtari e Partizani e nisin me fitore

Ka startuar sot sezoni 2022-2023 në basketboll për femra, teksa në Tiranë e Elbasan janë luajtur dy nga tri takimet e javës së parë.

Kampionet e Flamurtarit arritën një fitore të lehtë me rezultatin 80-52 ndaj Studentit në “Asllan Rusi”. Një ndeshje e dominuar nga mikeshat nga Vlora, ku u dalluan Ikete me 29 pikë e Omerbasic me 27 pikë, dy nga katër basketbollistet e huaja që luajnë për Flamurtarin.

Në Elbasan, ekipi mik i Partizani fitoi 102-50 ndaj skuadrës vendase. Edhe kjo ndeshje nuk pati histori, pasi ui dominua gjatë gjithë kohës nga basketbollistet e “kuqe”. Shënueset më të mira për Partizanin ishin Fekollari e Jace me 17 pikë secila.

Kategoria e Parë-Femra, java e parë

Elbasani – Partizani, 50-102

Studenti – Flamurtari, 52-80

Tirana – Barleti Basket, 9 tetor

Vllaznia (pushim)

Renditja: Flamurtari 2 pikë, Partizani 2 pikë, Elbasani 1 pikë, Studenti 1 pikë, Vllaznia 0 pikë, Tirana 0 pikë, Barleti Basket 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat