Amerikanët “pushtojnë” Superligën

Basketboll

Amerikanët “pushtojnë” Superligën

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 12:58
Amerikanët “pushtojnë” Superligën

Të dielën në mbrëmje janë luajtur ndeshjet e javës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj. Skuadrat kanë ndërhyrë shumë në merkaton e verës dhe në parket kanë zbritur mjaft basketbollistë të huaj, ku thuajse të gjithë janë nga Amerika.

Më përjashtim të Vllaznisë, që luajti vetëm lojtarë vendës, të pestë ekipet e tjera të Superligës kanë afruar lojtarë të huaj. Rekordin e mban Kamza Basket, me 5 të tillë në skuadër, ku katër prej tyre ishin titullarë.

Nuk mbetet pas edhe Besëlidhja debutuese me 4 të huaj, Teuta e Apolonia me nga 3 të huaj dhe në fund Tirana me 2 lojtarë të huaj (njëri është francez). Të gjithë lojtarët thuajse vijnë nga përtej oqeanit, në kërkim të famës dhe parave në vendin tonë. Dhe të gjithë janë titullarë.

Kjo situatë është disi alarmante, pasi basketbollistët shqiptare nuk gjejnë shumë hapësira, duke qëndruar në stol. Ndërkohë që, mjaft nga të huaj që vijnë janë të nivelit të ulët dhe shpesh ekipet e Superligës i zëvendësojnë amerikanët me të tjerë, pasi i konsiderojnë të një niveli të ulët.

Skuadrat basketboll-meshkuj

Tirana (2): Seth Brown-Carter, Kevin Granzan.

Kamza Basket (5): Dayton Tarez, Douglas Gray, Edwin Davis, Xander Bowers, Muhamedali Janjeva.

Teuta (3): Kordell Sullivan, Trent Jones, Mason Damion.

Apolonia (3): Robert Whitfield, Curtis Jenkins, Brando Anyanwu.

Beswlidhja (4): Donald Jordan, Bernard Bryant, Jamesio Cortez, Henry Thomas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat