Partizani mund Vllazninë

Basketboll

Partizani mund Vllazninë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:10
Partizani mund Vllazninë

Emocione në Shkodër në ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë së Parë në basketboll për femra, ku Partizani fitoi 88-86 ndaj Vllaznisë vendase. Ndeshja u vendos pas dy kohëve shtesë, një ndeshje që dukej se nuk kishte fund, pasi të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm fitoren.

Partizani vuajti shumë për të marrë fitoren e dytë radhazi, teksa debutuan edhe dy basketbollistet e huaja. Pikërisht njëra prej tyre, Stojicic, ishte protagoniste me 27 pikë, mbështetur edhe nga Ornela Lalaj me 23 pikë e 15 rebound (lojtarja e dytë e huaj ishte Jomyra).

Pa probleme fiton Tirana, që mundi në “Asllan Rusi” rivalet e Studentit me shifrat 85-66, duke ruajtur kreun e renditjes me 4 pikë të plota, po aq sa edhe Partizani. Ndeshja ishte një formalitet për bardheblutë, ku u dalluan Dishnica me 19 pikë e Palko me 18 pikë e 14 rebound.

Kategoria e Parë-Femra, java e dytë

Studenti – Tirana, 66-85

Vllaznia – Partizani, 86-88

Barleti Basket – Elbasani, 16 tetor

Flamurtari (pushim)

Renditja: Tirana 4 pikë, Partizani 4 pikë, Flamurtari 2 pikë, Studenti 2 pikë, Vllaznia 1 pikë, Studenti 1 pikë, Barleti Basket 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat