Humbasin Utah Jazz, Boston dhe Brooklyn

Basketboll

Humbasin Utah Jazz, Boston dhe Brooklyn

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:34
Humbasin Utah Jazz, Boston dhe Brooklyn

Portland është skuadra surprizë e këtij fillim-sezoni në NBA, duke arritur sot fitoren e katërt në po kaq takime të luajtura. Ekipi i Blazers fitoi sot 135-110 ndaj Denver, në një ndeshje të dominuar në parket. Lillard me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur edhe nga Simons me 29 pikë.

Portland (4/0) dhe Milwaukee (2/0) janë dy ekipet e vetme pa humbje këtë sezon në NBA. Disfatën e parë pëson Boston, që u mund 120-102 nga Chicago. DeRozan me 25 pikë e Dosunmu me 22 bënë diferencën në parket për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tatum për miqtë.

Humbet edhe skuadra e Utah Jazz, që u mund 114-108 nga Houston (Porter 26 pikë e 10 rebound), ndërsa Memphis fitoi 134-124 ndaj Brooklyn (Morant dhe Bane nga 38 pikë secili).

Ekipi i Philadelphia, falë 29 pikëve të Harden mposhti 120-106 Indiana, ndërsa Toronto fitoi 98-90 në fushën e Miami (VanVleet 24 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Indiana, 120-106

Miami – Toronto, 90-98

New York – Orlando, 115-102

Chicago – Boston, 120-102

Houston – Utah Jazz, 114-108

Memphis – Brooklyn, 134-124

Minnesota – San Antonio, 106-115

Portland – Denver, 135-110

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat