Selektori i Maqedonisë së Veriut në krye të Trepçës

Basketboll

Selektori i Maqedonisë së Veriut në krye të Trepçës

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 21:07
Selektori i Maqedonisë së Veriut në krye të Trepçës

Trepça e Mitrovicës emëron trajnerin e ri. Është maqedonasi Alek Joncevski që merr drejtimin e klubi të basketbollit Trepça.

“Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës sonë. Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën.

Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë.

Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016. 

Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Joncevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të TREPÇËS së madhe. 
E mirëpresim dhe i urojmë punë të suksesshme me skuadrën tonë e tuajën”
, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat