Liga e Parë nis me derbi, Drita mund Vushtrrinë

Basketboll

Liga e Parë nis me derbi, Drita mund Vushtrrinë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:05
Liga e Parë nis me derbi, Drita mund Vushtrrinë

Ndeshja e parë dhe derbi i kësaj jave u zhvillua ndërmjet Dritës dhe Vushtrrisë, ku gjilanasit shënuan fitore 105:94, në një sfidë shumë interesante, që u vendos në kohën shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi 88:88. Te bardhekaltrit u dalluan Richard Laku me 27 pikë e dhjetë kërcime dhe Qëndrim Demi me 30 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, kurse te vushtrriasit u dallua Deshawn Wilson me 39 pikë e dhjetë kërcime.

Në takimet tjera, Prishtina e Re do të përballet me Gjakovën e Re. Prishtinasit kanë dy fitore e pesë humbje, kurse skuadra nga Gjakova, dy fitore e katër humbje. Xhiroja e tetë sjellë edhe sfidën mes skuadrave prishtinase AS Prishtina-Marigona Hill Prishtina. AS Prishtina ka gjashtë humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke qenë njëkohësisht skuadra e vetme pa fitore në këtë ligë, kurse Marigona Hill ka dy fitore e katër humbje.

Takimi tjetër i kësaj xhiro është ndërmjet Happy Dukagjinit dhe New Basket. Klinasit kanë dy fitore e katër humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e tri humbje. 

Java 8-Liga e Parë e Meshkujve  

Drita-Vushtrria 105:94

E premte

17:30 Prishtina e Re - Gjakova e Re

18:00 Happy Dukagjini – New Basket

19:00 Istogu – Borea

20:00 AS Prishtina – Marigona Hill Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat