ASMC 3 po organizohet nga Akademia Olimpike

Basketboll

ASMC 3 po organizohet nga Akademia Olimpike

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:07
Artina Hasani

Përfaqësuesja nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Artina Hasani ka përfunduar me sukses modulin e gjashtë të edicionit të tretë të kursit për menaxhimin e avancuar sportivë (ASMC 3), që është mbajtur në fundjavë.

Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK me sukses përfundoi modulin e gjashtë dhe është afër diplomimit në këtë kurs shumë të rëndësishëm nga KOK-u.

Në këtë modul u ligjërua për organizimin e ngjarjeve madhore sportive.

Ligjërues i jashtëm ishte Prof. Dr. Sasho Popovski, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ligjëroi edhe drejtori i programit të ASMC 3, Ibër Alaj.

ASMC 3 po organizohet nga Akademia Olimpike, ndërsa po vijohet nga përfaqësues të KOK-ut dhe federatave sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat