Media serbe shkarravit, një klub serb mund të përballet me Prishtinën

Basketboll

Media serbe shkarravit, një klub serb mund të përballet me Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 13:10
Ilustrim

Mediat në Serbi shkarravisin me propagandën e tyre kundër Republikës së Kosovës.

Sipas mediumit serb “Novosti”, klubi i basketbollit Dunav nga Stari Banovc do të luajë në sezonin e ardhshëm, i dyti me radhë, në kompeticionin më të ri të basketbollit evropian të quajtur "ENBL" (Liga e Basketbollit të Evropës Veriore), është konfirmuar në faqen e vetë garës.

Dunav është filial i Partizanit të Beogradit.

“Dunav është ekip i zhvillimit të Partizanit që nga sezoni i kaluar dhe aksesi në një ligë të tillë mund të jetë vetëm një hap përpara për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe skuadrës së përbërë nga lojtarë të talentuar.

Fjala vjen, kampione e sezonit të kaluar të ENBL ligës, edhe e para, është Zjelona Gora e Polonisë dhe klubet polake janë më të përfaqësuara në këtë ligë.

Ajo që është interesante për ne është se nga ky sezon në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe skuadra e Sigal Prishtinës, që do të thotë se siç janë gjërat për herë të parë në një ndeshje basketbolli një klub nga i ashtuquajturi shteti i Kosovës dhe përfaqësuesi ynë, Dunav i lartpërmendur.

Polonia me këto ekipe: Stal Ostrov Velikopoljski, Vilki Morskije Szczecin, Zjelona Gora, Trefl Sopot, MKS Start Lublin,
Kosova: Sigal Prishtina
Letonia: Valmiera
Estonia: Kalev / Kramo, Talteh, Tartu Ulikol
Ukraina: Budiveljnik
Republika Çeke: Basket Brno
Serbia: Dunava”,
shkruan ky medium serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat