Mehmedi po i demanton skeptikët

Basketboll

Mehmedi po i demanton skeptikët

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:43
Mehmedi

Rezart Mehmedi ishte një përforcim tjetër i ardhur tek Sigal Prishtina mirëpo që u përcjoll me skepticizëm e jo shumë bujë të madhe. Siç dihet Sigal Prishtina ka 4 basketbollistë Shqiptarë nga Maqedonia, vëllezërit Zeqiri që shënojnë vitin e II në Prishtinë dhe këtë edicion afrimet e Kakrrukit e Mehmedit.

Pritshmëritë ndaj Mehmedit lidheshin ndoshta me arsyen që vinte nga Liga e III e Italisë. Mirëpo – Mehmedi me paraqitjet e tij ka demantuar të gjithë dhe tanimë po del të jetë njëri nga transferet më të qëlluara tek Prishtina.

Mehmedi është vetëm 19 vjeqarë me shumë potencial për të shfaqur ende shumë më shumë dhe pa harruar që ishte koshashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropianë me Maqedoninë – U18.

Përkundër që Mehmedi starton nga banka rezervë dhe minutat janë të limituara, Mehmedi i shfrytëzon maksimalisht minutat nga Bilde. Përkundër që Prishtina ka mjaft shutera të spikatur në skuadër sikurse Berisha, Palokaj, Wilson e L.Zeqiri tanimë në ndeshjet e fundit pikërisht Mehmedi është shndërruar në shuterin kryesorë të Prishtinës.

Para dy xhirove ndaj Pejës ishte pikërisht Mehmedi që i japi shpresë ndaj Pejës me treshet e tij dhe e riktheu në lojë dhe ishte shumë afër të shënonte në fund që të triumfonte skuadra e tij por që topi hyri e doli nga koshi.

Derisa në takimin e djeshëm ndaj Yllit, Mehmedi ishte 6/7 për 3 pikë duke vërtetuar që saktësia e Mehmedit çdo ndeshje e më shumë po rritet me Mehmedin që tanimë duket i ambientuar me Prishtinën dhe ka filluar ta gjejë formën e tij dhe të shfaqë vlerat për të cilat ai i posedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat