Miami Heat vazhdon me fitore

Basketboll

Miami Heat vazhdon me fitore

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Miami Heat ka marr një fitore tjetër këtë edicion në NBA.

Miami fitoi me një diferencë 132:115 ndaj Charlotte Hornets.

Ndeshja në mes tyre në dy çerekët e parë ishte e baraspeshuar.

Por, në atë të tretin Miami arriti të fitojë me një diferencë prej 20 pikëve, aty edhe u vendos pothuajse gjithçka rreth fituesit.

Ndeshje më të mirë zhvilloi Max Strus, pasi realizoi 31 pikë, dhuroi katër asistime dhe bëri gjithsej 15 kërcime.

Pas tij performancë të mirë tregoi edhe Jimmy Butler, i cili shënoi 20 pikë, bëri tetë asistime dhe tri kërcime.

Për Hornets lojë të mirë bëri Terry Rozier, duke shënuar 22 pikë, gjashtë asistime dhe një kërcim.

Kështu Miami shkon në gjashtë fitore këtë edicion në NBA, teksa ka edhe shtatë humbje.

Kurse, Charlotte ka tri fitore dhe 11 humbje deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat