Liga Unike nis me probleme: Tirana mendon bojkotin

Basketboll

Liga Unike nis me probleme: Tirana mendon bojkotin

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:15
Liga Unike nis me probleme: Tirana mendon bojkotin

Sot duhet të nisë zyrtarisht Liga Unike në basketboll për meshkuj, me dy ndeshjet e para të javës hapëse. Gjithsesi, ndeshja Golden Eagle Ylli-Tirana, e planifikuar të luhej sot në Suharekë, është shtyrë, lajm që e ka konfirmuar klubi Kosovar në rrjetet sociale.

Gjithashtu është shtyrë edhe ndeshja mes Trepçës dhe Teutës, e planifikuar të zhvillohet ditën e enjte po në Kosovë. Kjo shtyrje e dytë është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit në faqen e saj zyrtare në Facebook (sipas FSHB, për arsye organizative).

Sipas “panoramasport”, skuadra e Tiranës po mendon bojkotin e këtij eventi, që bashkon ekipet nga Shqipëria e Kosova. Duket se polemikat e lindura ditët e fundit mes klubit bardheblu dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit, duke e akuzuar FSHB për paracaktim të fituesit të Superligës, ka sjellë në këtë vendim për të bojkotuar eventin. Edhe trajneri i Teutës ka folur para disa ditësh për probleme me gjykimin, pas humbjes në Kamëz.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, si nga klubi Tirana ashtu dhe nga Liga Unike për ndonjë bojkot. Ndeshja tjetër që do të luhet sot është ajo mes Kamza Basket dhe Peja, sfidë që do të zhvillohet në Kamëz. Ndërsa të enjten do të luhet ndeshja tjetër mes Apolonisë dhe Prizrenit.

Liga Unike-Meshkuj, java e parë

Golden Eagle Ylli – Tirana, e shtyrë

Kamza Basket – Peja, 16 nëntor

Apolonia – Prizreni, 17 nëntor

Trepça – Teuta, e shtyrë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat