Sërish telashe për Griner

Basketboll

Sërish telashe për Griner

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Sërish telashe për Griner

Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e dënuar me 9 vite burg nga gjykata ruse, është transferuar në një burg që ndodhet 500 kilometra larg Moskës. Lajmin e konfirmoi sot agjencia e lajmeve Reuters, që i referohet burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë informacion të saktë se ku e kanë transferuar basketbollisten 33-vjeçare amerikane, që luan me Ekateringurg, në Rusi. Griner u arrestua në shkurt, kur në aeroportin e Moskës iu gjet një sasi vaji kanabisi, që ajo e përdorte për dhimbjet, me recetë nga mjeku.

Gjykata e akuzoi dhe dënoi me 9 vite burg, për kontrabantë dhe përdorim të substancave të ndaluara. Deri para pak kohësh ajo ka qenë në paraburgim në Moskë, ndërsa tani është transferuar në një burg penal, në Mordovia, 500km larg Moskës.

“Ne jemi në dijeni dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e lojtares. Gjithsesi, Rusia nuk na ka dhënë asnjë informaicon zyrtar në lidhje me transferimin e një shtetaseje amerikane, çka na detyron të protestojmë me forcë. Ambasada jonë në Moskë po ushtron presion për këtë çështje”, thanë drejtues të Shtëpisë së Bardhë.

Burgu i Yavas, në Mordovia, njihet për kushtet e këqija higjenike si dhe një burg i fortë, ku pak persona mund të shkojnë për vizita dhe kushtet mjekësore thuajse mungojnë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat