Bashkimi vazhdon me fitore, mposht Penzën

Basketboll

Bashkimi vazhdon me fitore, mposht Penzën

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:56
Bashkimi vazhdon me fitore, mposht Penzën

Bashkimi ka vazhduar me fitore në Superligën e Femrave, duke regjistruar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje, njëkohësisht skuadra e vetme pa humbje.

Prizrenasit kanë fituar derbin ndaj Penzës në udhëtim me shifrat 59:71 (19:20, 11:24, 11:17, 18:10).

Në fakt çereku i parë ishte i barabartë, ku rezistuan vashat pejane (19:20), por në atë të dytë, skuadra prizrenase ishte shumë më e mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 30:44.

Lideret ishin më të mira se kampionet aktuale, për të thelluar edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 41:61.

Mysafiret menaxhuan epërsinë dhe nuk lejuan tu rrezikohej fitorja, duke fituar 59:71, që ishte fitorja e dytë ndaj Penzës këtë edicion në Superligën e Fermave, ndërkohë që vashat pejane kanë tri fitore e tri humbje.

Antoinette Thompson ishte më e mira te Penza me 19 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Arbnore Përquku te Bashkimi me 14 pikë, 12 kërcime e dhjetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat