Kamza Basket “leksion” edhe Tiranës

Basketboll

Kamza Basket “leksion” edhe Tiranës

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Kamza Basket “leksion” edhe Tiranës

Është luajtur java e 7-të e Superligës në basketboll për meshkuj, ku surprizat nuk kanë munguar. Kamza Basket, pasi mposhti Teutën kampione një javë më parë, mundi sot 89-75 edhe Tiranën, ndeshje e luajtur në Kamëz.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, vjen shkëputja e skuadrës vendase, ku u dalluan Thano me 17 pikë e Gray me 16. Gjithsesi, kolektiviteti i Kamzës bëri diferencën në parket, ndërkohë që te Tirana loja u përqendrua vetëm te dy lojtarë: Bonner me 32 pikë e Hamati me 23.

Teuta kampione fitoi 71-62 ndaj Apolonisë, ndeshje edhe kjo e vendosur në pjesën e dytë të saj. Mason me 19 pikë bëri diferencën në parket për durrsakët, duke i bërë të pavlefshme 19 pikët e Brando për fierakët.

Pa probleme fiton Besëlidhja në derbin e veriut ndaj Vllaznisë, me rezultatin 93-52. Skuadra shkodrane edhe pse e përforcuar me dy të huaj, nuk pati mundësi të rivalizojë. Për lezhjanët, i zakonshmi Jordan ishte më i miri në fushë, autor i 33 pikëve.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Teuta – Apolonia, 71-62

Vllaznia – Besëlidhja, 52-93

Kamza Basket – Tirana, 89-75

Renditja: Besëlidhja 12 pikë, Teuta 12 pikë, Tirana 11 pikë, Apolonia 11 pikë, Kamza Basket 10 pikë, Vllaznia 7 pikë.

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 5-t

Elbasani – Skënderbeu, 116-73

Flamurtari – Partizani, 78-70

Renditja: Flamurtari 10 pikë, Partizani 8 pikë, Elbasani 7 pikë, Skënderbeu 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat