Ndërpritet finalja mes Prishtinës dhe Trepçës

Basketboll

Ndërpritet finalja mes Prishtinës dhe Trepçës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 17:47
Ndërpritet finalja mes Prishtinës dhe Trepçës

Është ndërprerë ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Në finale të kësaj gare janë Sigal Prishtina dhe Trepça.

Gjyqtarët e ndeshjes vendosën të largohet nga parketi dhe ta ndërpresin ndeshjen shkaku i hedhjes së mjeteve shpërthyese nga tifozët e pranishëm.

Kujtojmë se të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dy grupet e tifozëve, “Plisat” dhe “Torcidat”, të cilët nuk kanë aspak raporte të mira mesvete.

Ndeshja u ndërpre pasi kaluan afro dy minuta në çerekun e dytë. Në këtë moment Prishtina ishte duke fituar me rezultatin 18:12. Megjithatë vazhdon ndeshja në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat