Gani Kosumi është i tronditur me atë që pa në Prishtinë, kurrë në jetë nuk e ka përjetuar...

Basketboll

Gani Kosumi është i tronditur me atë që pa në Prishtinë, kurrë në jetë nuk e ka përjetuar...

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 19:54
Gani Kosumi

Gazetari i mirënjohur sportiv, Gani Kosumi, tha se për 40 vite të karrierës si gazetar, kurrë në jetë nuk i ka ndodhur që të largohet para ndeshjes, siç i ndodhi sonte në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së Mitrovicës.

Tensione dhe dhunë nga tifozët e dy skuadrave, me të përfunduar pjesa e parë, policia zbrazi palestrën, madje ka shmangur edhe më të keqen. Kosumi ka reaguar ashpër me këtë vandalizëm nga ana e shikuesve.

 “Vandalizmi po e rrezikon sportin e Kosovës!

Image

Të nderuar kolegë, dashamirë të sportit. Ka më tepër se 2 vjet që jam pensionua nga puna ime në gazetarinë sportive, por asnjë herë nuk jam ndalur nga sporti.

Pas 40 e më tepër vjet është hera e parë që largohem nga një ndeshje e sportit pa përfundua takimi. Të dielën pasdite, më 11 dhjetor, vendosa ta përcjell ndeshjen finale të Super Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, takim i zhvilluar në QRS në Prishtinë. Është hera e parë që pas pjesës së parë  të largohem nga palestra pa përfunduar takimi.

Sjelljet vandale të tifozerisë, ofendimet dhe rrezikimi i shikuesve bëri që pjesa dërmuese e shikuesve ta braktisin palestrën.

Unë si gazetar sporti kam kalua periudha të vështira gjatë pavarësimit të sportit të Kosovës në kohën e okupimit dhe situata të tjera të vështira, por kurrë nuk jam largua nga një ndeshje e sportit pa përfundua takimi.

Ky është një alarm tek organet drejtuese të sportit, Ministrinë e Sportit, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe organet e zbatimit të ligjit që të ndërmarrin masa sa nuk është vonë. Shikuesit e këtillë vandal nuk e kanë vendin në palestrat tona sportive.

Urojmë që kjo le të jetë ndeshja e fundit që për këto sjellje të shëmtuara. Nëse këto gjëra vazhdojnë në palestrat sportive, për kënd duhet të zhvillohen ndeshjet e sportit. Në këtë drejtim për dukuritë negative në sport, kolegët duhet ta ngrejnë zërin më emisionet sportive dhe rrjetet sociale që gjërat e këtilla të çrrënjosen në sportin e Kosovës”, ka shkruar Kosumi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat