Boston ngec

Basketboll

Boston ngec

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Boston ngec

Humbja e dytë radhazi për ekipin e Boston, që u mund 113-93 nga Clippers, por që ruan kreun e renditjes në Lindje. Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, ku u dalluan George me 26 pikë e Leonard me 25.

Jashtë fushe fiton ekipi i Miami, që mundi 87-82 Indiana. Tjetër ndeshje e mirë për Adebayo, që realizoi 22 pikë e 17 rebound, mbështetur edhe nga Butler me 20 pikë. Dallas, falë 38 pikëve e 11 rebound të Luka Doncic, mundi pa probleme OKlahomën 121-114.

Fitore në sekondën e fundit për San Antonio, që mposhti 112-111 Cleveland, në një sfidë ku stoli i Spurs bëri diferencën, duke realizuar 55 pikë. Fitorja e katërt radhazi për Brooklyn, që duket se po kalon një formë të mirë. Nets mundën 112-100 Washington, me Durant protagonist, autor i 30 pikëve, mbështetur edhe nga Irving me 24 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Miami, 82-87

Washington – Brooklyn, 100-112

Memphis – Atlanta, 128-103

Dallas – Oklahoma, 121-114

San Antonio – Cleveland, 112-111

Portland – Minnesota, 133-12

Clippers – Boston, 113-93

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat