Fitorja e parë për Bashkimin

Basketboll

Fitorja e parë për Bashkimin

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 21:27
Bashkimi

Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në Ligën Unike të Femrave, duke mundur Partizanin me rezultat 71:69 (20:18, 23:10, 13:20, 15:21).

Çereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe, duke përfunduar 20:18. Vashat prizrenase vazhduan me lojë të mirë, duke pasur epërsi deri në 17 pikë, 43:26, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:28.

Megjithatë, tiranaset nuk u dorëzuan dhe arritën të ngushtojnë shifrat në 46:44, por vendaset sërish u shkëputën, ku shifrat pas 30 minutash ishin 56:48. Mysafiret nuk u dorëzuan dhe deri në fund luftuan për fitore, por nuk ia arritën qëllimit, vetëm duke ngushtuar rezultatin në 71:69, sa përfundoi kjo ndeshje.

Derisa për Bashkimin kjo ishte fitorja e parë pas tri humbjeve, për Partizanin ishte humbja e parë pas tri fitoreve.

Te Bashkimi u dalluan Aulona Muhadri me 16 pikë e 13 kërcime dhe Arbnore Përquku me 11 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime, kurse te Partizani u dalluan Antoinette Bannister me 22 pikë e gjashtë asistime dhe Jomyra Mathis me 15 pikë e 12 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat