Anduena e Arbnori, motër e vëlla, kush kë e rrëzoi nga djepi dhe cili është shefi?

Basketboll

Anduena e Arbnori, motër e vëlla, kush kë e rrëzoi nga djepi dhe cili është shefi?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:30
Anduena e Arbnori

Jo rrallë ka tema të nxehta për sport në familjen Rifati! Një familje e rritur në frymën sportive dhe nuk mund të jetojnë pa të sikur peshku pa ujë!

Motër e vëlla, Anduena e Arbnori, jo rrallë grinden mes vete për sport, por në përmbyllje pajtohen në pikat të nxehta!

Janë bijtë e ish basketbollisti dhe ish Komesarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Tajarit (i ndjeri).

Image

Arbnori vlon sikur uji për futbollin e Anduena për Ligën më të fortë në botë, NBA, por të dytë janë të mishëruar me basketbollin.

Arbnori trajneri më karizmatik që ka pas Kosova dhe Anduena ish basketbolliste dhe tani vëzhguese, por nuk e ka për zemër katin e veshjes por nga zori sepse në ngjarje të mëdha kur shkon të basketbollit, do që të tregojë veten se është një personalitete që se ka shoqen.   

Në intervistën me Arbnorin, tregon edhe disa detaje të padëgjuar se si ka pësuar humbje me penallti nga Anduena dhe si e ka rrëzuar edhe nga djepi kur ishte fëmijë, duke i shkaktuar edhe “trauma”.

Anduena qeshet dhe pajtohet me të gjitha. Ajo si fëmijë ka lozur për merak futbollin dhe shpesh e ka bërë të qaj vëllaun, se nuk e donte humbjen! 

“Bota sot”: Motër e vëlla, gjithmonë me sport, Anduena dikur prej basketbollisteve më të mira dhe sot vëzhguese e Ligës Unike, ndërsa Arbnori nga gjyqtarët më të mirë e sot trajneri më i suksesshëm, si ndjehesh?

Arbnor Rifati: Për ne si familje çdo herë ka qenë privilegje që jemi në maje të basketbollit kosovar, çfarë do pozite që të jetë, për shkak se e kemi pasionin dhe dëshirën për lojën e basketbollit. Kështu që jeta e çastit, dikush e ka gjet vet aty e dikush diku tjetër, çfarëdo pozite që je është më rëndësi të jemi afër basketbollit.

“Bota sot”: Si fëmijë Anduena gjithmonë ka qenë më e mirë se ju në futboll, sidomos me penallti. Ju keni pas edhe inatin e humbjes, a lind rivaliteti mes jush nga ajo kohë?

Arbnor Rifati: Burim i saktë, Anduena edhe pse femër, ka pas një fizik shumë të fuqishëm, në atëkohë kam qenë portier, në fillet e para si futbollist dhe kam qenë i pamposhtur me thënë të drejtën. Anduenën e kam pas pikë të dobët në penallti. Është e saktë!

“Bota sot”: Dikur Anduena iu ka rrëzuar edhe nga djepi kur ishit fëmijë?

Arbnor Rifati: Po, shpesh! Karakteri i Anduenës është vetëmohues, ambicioz, zemrake me shumë zemër të madhe, që kështu nuk e ka vë mendjen dhe më ka rrëzu dhe gjatë rrëzimit ka ndikuar diku dhe sot janë bë më i mençur.

“Bota sot”: Çfarë ju pëlqen më shumë jashtë basketbolli, me çfarë merreni?

Arbnor Rifati: Ne jemi rrit frymën familjare sportive, i ndjeri babai (Tajari) ka qenë shumë pasionant i lojës së tenisit dhe futbollit, kështu që edhe momente kur jam jashtë punës, e kaloj duke shikuar aktivitete të ndryshme sportive nëse s’ka basketboll të Kosovës. Futbolli është ai që me pëlqen pas basketbollit.

“Bota sot”: Cili është më shef, kujt i shkon fjala më shumë në aspektin sportiv në familje?

Arbnor Rifati: Kush është me shef? Pyetje shumë interesante! Në përgjithësi jemi edukuar në një frymë që vendimet më të mira për sportin, çka janë më të mira e në të mirën e basketbollit, pastaj edhe për vete. Asnjëherë nuk mendoj që kemi shef.

Kështu që e vetmja gjë është bashkëpunimi, idetë dhe këshillat.

Kështu që unë jam shumë falënderues që kam një motër si Anduena e cila është shumë aftë në zejen e basketbollit dhe është femër që çdo herë edhe pse një kohë ka qenë jashtë i basketbollit, i përcjellë të gjitha eventet sportive, nga liga evropiane, NBA e kështu me radhë.

Kështu që unë si trajner, është një vlerë dhe aset që të diskutojmë bashkërisht edhe të gjejmë formulën që unë të bëhem më i miri. Pas xhentëlmenit po e lëmë se Anduena është shefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat