Lakers zhgënjejnë sërish

Basketboll

Lakers zhgënjejnë sërish

Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:34
Pamje nga ndeshja Lakers – Sacramento

Denver qëndron në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 122-118 ndaj Minnesota, ndeshje me rivalitet deri në fund.

Nikola Jokiq realizoi sërish një “Triple double”, me 31 pikë, 11 rebound e 13 asist, duke qenë lider në fushë për Denver, mbështetur edhe nga Murray me 28 pikë.

Të njëjtin ritëm mban Memphis, që mundi 115-114 Cleveland dhe qëndron pas Denver në renditje. Bane me 25 pikë e Morant me 25 bënë diferencën në parket për Memphis. Zhgënjejnë sërish Lakers, që në fushën e tyre u mundë 116-111 nga Sacramento (Fox 31 pikë). James realizoi 32 pikë, por që mbetën për statistikë.

Miami ngjit shkallët e renditjes në Lindje pas fitores 124-98 ndaj New Orleans, ndeshje ku Adebayo realizoi 26 pikë. Atlanta (8 lojtare mbi 10 pikë), falë 30 pikëve të D.Murray mposhti 130-122 Dallas (Doncic 30 pikë). Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi 126-103 Clippers, me Markkanen protagonist, autor i 34 pikëve e 12 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Dallas – Atlanta, 122-130

New York – Washington, 105-116

Houston – Charlotte, 117-122

Memphis – Cleveland, 115-114

New Orleans – Miami, 98-124

Oklahoma – Indiana, 126-106

Utah Jazz – Clippers, 126-103

Denver – Minnesota, 122-118

Lakers – Sacramento, 111-116

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat