Boston e Bucks duel për kreun në Lindje

Basketboll

Boston e Bucks duel për kreun në Lindje

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:31
Boston e Bucks duel për kreun në Lindje

Betejë e fortë për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes mes Boston dhe Milwaukee, të dyja fituese në ndeshjet e luajtura sot. Boston mundi 111-99 Detroit, sfidë ku u dallua Jayson Tatum, autor i 34 pikëve e 11 rebound.

Ndërsa Milwaukee, falë 27 pikëve të Lopez e 24 pikëve e 13 rebound të Antetokounmpo, mundi 127-108 Portland.

Fitore të rëndësishme për zonën play off korri ekipi i Clippers, që mundi 124-116 Brooklyn jashtë fushe. Paul George me 29 pikë e Leonard me 24 bënë diferëncën për miqtë , ndërsa 47 pikët e Cam Thomas mbetën për statistikë.

Skuadra e Chicago mundi 128-104 San Antonio, ndeshje ku u dalluan Vucevic me 22 pikë e Drummond me 21 pikë e 15 rebound.

Një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Dallas, që falë Green e Hardy, me nga 29 pikë secili, mundi 124-111 Utah Jazz (Clarkson 26 pikë).

Ekipi kampion i Golden State mposhti 141-113 Oklahoma, ndeshje ku shkëlqeu Klay Thompson me 42 pikë, autor i 12 gjuajtjeve të sakta për tri pikë. Pa probleme fiton Sacramento, që mundi 140-120 Houston, ndeshje ku u dallua Murray me 30 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Boston, 99-111

Washington – Cleveland, 91-114

Brooklyn – Clippers, 116-124

Chicago – San Antonio, 128-104

Houston – Sacramento, 120-140

Utah Jazz – Dallas, 111-124

Golden State – Oklahoma, 141-114

Portland – Milwaukee, 108-127

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat