Giannis super përballë Lakers, Nets fiton pa yjet

Basketboll

Giannis super përballë Lakers, Nets fiton pa yjet

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:38
Giannis super përballë Lakers

Los Anxhelosi nuk është më një fortesë për Lakers-at.

Mbrëmë erdhi edhe humbja e 13 sezonale (po aq është edhe numri i fitoreve) përballë një ekipi si Miluoki që ka në bërthamë një lojtar si Giannis Antetokounmpo.

Greku mbylli takimin në kuotën e 38 pikëve. Për të kompletuar fitoren menduan edhe Jrue Holiday e Khris Middleton të cilët respektivisht rrealizuan 18 dhe 22 pikë.

Sa i përket Lakers, në mungesë të LeBron James, spikatën Dennis Schröder (25 pikë) dhe Anthony Davis (23).

Nets arritën që të fitonin një ndeshje ku për herë të parë ishin në parket pa yjet që sapo larguan në merkato si Irving dhe Durant.

Për të mundur ekipin e Bulls-ave mjaftoi performanca e Spencer Dinwiddie (25 pikë) dhe Cam Thomas (20).

Me këtë fitore Bruklin mban vendin e pestë në renditjen e Konferencës të Lindjes, pozicion ky që nuk korenspondon më me forcën e lojtarëve në dispozicion.

Humbje e pritur ishte ajo e Feniks Suns përballë Atlanta Hawks.

Ekipi nga Arizona nuk mund të mbështetej në lojtarë si Kevin Durant (sapo u transferua) dhe Devin Booker, të cilët të dy vuajnë nga dëmtime të ndryshme. Ndërkohë që për ekipin e Hawks shkëlqeu Trae Young me 36 pikë të rrealizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat