Bashkimi shumë i fortë për Vëllaznimin

Basketboll

Bashkimi shumë i fortë për Vëllaznimin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:38
Fisnik Rugova

Bashkimi ka arritur fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllanzimin në Gjakovë me rezultat 65:80 (12:16, 13:26, 16:18, 24:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i tretë ishte kryesisht i barabartë deri pranë rezultatit 10:8, me prizrenasit më pas që me një seri prej 2:8, e fituan këtë pjesë 12:16.

Periudha e dytë ishte ku u bë dallimi i madh dhe vendimtar në këtë sfidë, pasi mysafirët ishin bindshëm më të mirë dhe u shkëputën thellë për të shkuar në pushim me rezultat 25:42.

Kuqezinjtë u munduan që të rikthehen në pjesën e dytë, por nuk ia arritën qëllimit me mysafirët që kishin epërsi dyshifrore dhe nuk e rrezikuan fitore, duke triumfuar në fund 65:80.

Jordan Harris kishte 15 pikë te vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 15 kërcime dhe Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi numëron tetë fitore e 14 humbje, ndërsa Bashkimi ka dhjetë fitore e 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat