Kombëtaret e Kosovës mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

Basketboll

Kombëtaret e Kosovës mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:39
Kombëtaret e Kosovës mësojnë kundërshtarët për garat evropiane

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për Kombëtaret e reja që do të garojnë gjatë verës në garat evropiane.

Kosova U20 te meshkujt është caktuar në Grupin C së bashku me Suedinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Ndërkohë, vashat e Kosovës në këtë grupmoshë janë në Grupin C së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Meshkujt e Kosovës U18 po ashtu janë caktuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Estoninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Irlandën.

Vashat e Kosovës për U16 do të jenë në Grupin B, së bashku me Shqipërinë, Moldavinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës U16 janë në Grupin A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin.

Kosova gjatë verës do të garojë me 5 kombëtare.

Te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C.

Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023.

U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023.

Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat