Trepça me lehtësi e mposht Vëllaznimin, prek gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Basketboll

Trepça me lehtësi e mposht Vëllaznimin, prek gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 19:06
Trepça

KB Trepça është bërë klubi i parë që e ka siguruar biletën për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Deri te kualifikimi tutje, KB Trepça e mposhti para pak çastesh në çerekfinale KB Vëllaznimin me rezultat të thellë 81:56.

Mitrovicasit krijuan epërsi të lartë përgjatë tre çerekëve të parë, ndërsa në çerekun e fundit u aktivizuan basketbollistët e rinj që të marrin përvojë.

Vëllaznimi tani përshëndetet nga Kupa e Kosovës në fazën çerekfinale.

Në anën tjetër, Trepça në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes së nesërme me Pejës dhe Rahovecit.

Rezultati final, 81:56 në favor të Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat