Bora - New Basket, finalja e Kupës e Ligës së Parë

Basketboll

Bora - New Basket, finalja e Kupës e Ligës së Parë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 18:56
KB Bora

New Basket është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Ligës së Parë.

Skuadra prizrenase në gjysmëfinale ka mundur Dritën 109:87 (28:28, 25:11, 19:22, 37:26).

Çereku i parë ishte i barabartë ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur shkëputjen, duke përfunduar 28:28.

Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke qenë bindshëm më të mirë se gjilanasin dhe për të shkuar në pushim mes pjesëve me shifrat 53:39.

Basketbollistët e New Basket menaxhuan epërsinë në periodën e tretë dhe e thelluan atë në dhjetë minutat e fundit, duke triumfuar bindshëm 109:87.

Te New Basket u dalluan Jashawn Brooks me 50 pikë e dhjetë kërcime dhe Hajriz Hazeri me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe 16 asistime, kurse te Drita më i miri ishte Nart Llapashtica me 27 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime.

Finalja do të zhvillohet të premten (nesër) nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat