Rijeka në zi, vdes papritur basketbollisti 16 - vjeçar 

Basketboll

Rijeka në zi, vdes papritur basketbollisti 16 - vjeçar 

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:33
Toni Vidoviq

Ka ndërruar jetë sot në orët e mëngjesit basketbollisti kroat, Toni Vidoviq.

“Vidoviq, 16-vjeçar i ekipit Fiumen Sancti Vitija (FSV), ka ndërruar jetë sot në orët e mëngjesit, dy ditë pasi u sëmurë gjatë ndeshjes që u zhvillua të enjten në mbrëmje. 

I riu nga Rijeka u rrëzua teksa ishte ulur në stol gjatë ndeshjes së Ligës së Qarkut për junior midis FSV dhe Zamet në sallën e shkollës fillore Srdoçi.

Të riun fatkeq u tentua ta shpëtonin me reanimacion dhe më pas ai u transportua në gjendje kome në KBC Rijeka. 

Pas dy ditësh luftë me jetë, ai humbi betejën. 

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, pritet të bëhet autopsia. 

Klubi dhe Shoqata e Basketbollit të Qytetit të Rijekës i kanë dhënë lamtumirën e fundit basketbollistit të ri në rrjetet e tyre sociale”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat