Tri lëvizje befasuese në NBA

Basketboll

Tri lëvizje befasuese në NBA

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:00
Russell Westbrook

Afati kalimtar i NBA-së nuk ndalet edhe ditët e pushimit për shkak të All Star Game, teksa ka të tjera surpriza. Russell Westbrook, që u transferua nga Lejkërs të Utah Xhaz, si pjesë e një marrëveshje që preku 3 skuadra, pritet të ndryshojë ekip.

Uestbruk pritet të rikthehet në Los Axheles por për të luajtur me Klipers pjesën e mbetur të sezonit.

Lojtari zgjidhi në mënyrë konsensuale kontratën me Xhaz, ku nuk luajti asnjë minutë, pasi kërkon një skuadër tjetër dhe Klipers janë gati ta mirëpresin.

Një tjetër lëvizje që do të finalizohet këtë javë është ajo e transferimit të basketbollistit Kevin Love nga Kleveland te Majami. Edhe ekipi i Çikago Bulls ka bërë një lëvizje orët e fundit, duke sjellë Patrik Beverlej, që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur me Lejkërs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat