Vanessa Bryant fiton betejën ligjore

Basketboll

Vanessa Bryant fiton betejën ligjore

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:14
Vanessa e Kobe Bryant

Konteja e Los Anxhelos ka pranuar t’i paguajë Vanessa Bryant dhe tre vajzave të saj afro 30 milionë dollarë për fotot tronditëse të publikuara pas vdekjes së Kobe Bryant.

Marrëveshja zgjidh kështu çështjen gjyqësore mbi pretendimet e mundshme në lidhje me shpërndarjen e fotografive nga rrëzimi i helikopterit të janarit 2020, në të cilin ylli i basketbollit dhe një nga vajzat e tij (Gianna) humbën jetën, së bashku me shtatë persona të tjerë.

Sipas “The Neë York Times”, marrëveshja përfshin 15 milionë dollarë, që një juri i dha Vanessa Bryant në gusht, me fonde shtesë për të zgjidhur pretendimet e mundshme nga vajzat e saj. Fotot shokuese u shpërndanë privatisht nga disa policë dhe zjarrëfikës të qarkut.

Avokati i Vanessa Bryant tha: “Dita e sotme shënon kulmin e betejës së guximshme të Vanessa Bryant për të kërkuar llogari nga ata që janë përfshirë në këtë sjellje groteske.

Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti.

Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t’i japë fund kësaj praktike”.

Aksidenti që çoi në vdekjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna ndodhi më 26 janar 2020, kur një helikopter privat i marrë me qira nga ai u rrëzua në kodrat e Calabasas, Kaliforni. Përplasja mori jetën e nëntë pasagjerëve të helikopterit, të cilët po udhëtonin për në një lojë basketbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat