Prishtina paralajmëron Penzën

Basketboll

Prishtina paralajmëron Penzën

Më: 3 mars 2023 Në ora: 22:52
Pamje nga një ndeshje

Prishtina ka triumfuar në derbin e javës së 19-të në Superligën e Femrave.

Prishtinaset mundën Penzën në udhëtim 62:80 (18:16, 6:18, 16:25, 22:21).

Edhe pse kryeqytetaset e nisën 2:10, vendaset u rikthyen shpejt, ku çereku i parë ishte i barabartë dhe përfundoi 18:16. Megjithatë, periudha e dytë ishte vendimtare në këtë sfidë.

Pejanet nuk ishin të sakta në tentimet e tyre dhe për dhjetë minuta realizuan vetëm gjashtë pikë, ndërsa prishtinaset filluan shkëputjen, duke shkuar në pushim me rezultat 24:34.

Mysafiret vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë, për të ngritur edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 20 pikë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 40:59.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte rikthim të vendasve dhe Prishtina triumfoi 62:80.

Më e mira e Penzës ishte Saranda Daci me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, kurse e Prishtinës ishte Kaela Hilaire me 23 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Penza është në vendin e tretë me 11 fitore e shtatë humbje, ndërsa Prishtina e dyta me 15 fitore e katër humbje. Këto dy skuadra do të përballen edhe në “Play-off”, me prishtinaset që kanë epërsinë e terrenit vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat