WBC Bashkimi fiton Kupën e Ligës së Parë te femrat

Basketboll

WBC Bashkimi fiton Kupën e Ligës së Parë te femrat

Më: 2 prill 2023 Në ora: 21:28
WBC Bashkimi

Skuadra WBC Bashkimi është fitues i Kupës në Ligën e Parë në konkurrencën e femrave.

Në një sfidë interesante të zhvilluar në Pejë, ka mundur Peja 03 me shifrat 66:63.

Final 4 i Kupës u zhvillua në Pejë, ku gjithashtu morën pjesë AA Prishtina dhe Vushtrria.

Bashkimi kishte mundur Prishtinën në gjysmëfinale, ndërsa Peja 03 kishte eliminuar Vushtrrinë.

MVP e Final 4 është shpallur Anila Selmani e WBC Bashkimit, çmim të cilin ia ka dorëzuar Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija, ashtu si edhe trofeun e Kupën për skuadrën fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat