Fillojnë ethet e Play-off-it

Basketboll

Fillojnë ethet e Play-off-it

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:37
Koshi

Momenti i shumëpritur ka ardhur. Koha për ajkën e basketbollit. Pas përfundimit të garave të rregullta, sonte fillon “Play-off-i” në Prince Caffe Superligë.

Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale, më pas gjysmëfinalet dhe finalet.

Takimi i parë zhvillohet ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion hyri në Superligë dhe siguroi garat shtesë.

Therandasit përfunduan garat e rregullta në vendin e tretë me 20 fitore e tetë humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 19 humbje.

Në pesë ndeshjet e fundit katër herë ka fituar Ylli, ndërsa një herë Vëllaznimi. Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të ndeshet me Pejën.

Takimi i dytë zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit e shumëpërforcuar në këtë edicion dhe me ambicie të mëdha, përfunduan garat e rregullta në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje, ndërsa prizrenasit në atë të pestë me 11 fitore e 17 humbje.

Në pesë takimet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave, katër herë festuan mitrovicasit dhe një herë prizrenasit.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të përballet me Sigal Prishtinën, që përfundoi garat në vendin e parë.

Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.

Çerekfinalet e Play-off-it

E mërkurë

20:00 Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi

E enjte

20:30 Trepça - Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat