​Ylli bën hapin e parë drejt gjysmëfinales së Play-off-it

Basketboll

​Ylli bën hapin e parë drejt gjysmëfinales së Play-off-it

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:12
Golden Eagle Ylli

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka bërë një hap drejt gjysmëfinales së “Play-off”-it, duke mundur Vëllaznimin në çerekfinalen e parë me rezultat 111:86 (25:22, 29:16, 27:17, 30:31). Skuadra që shënon dy fitore kalon në gjysmëfinale.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me të dy skuadrat që kishin epërsi të lehtë, por kampionët fillojnë të tregojnë fuqinë e tyre në periudhën e dytë, që e fituan 29:16 dhe vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, 27:17. Vendasit ruajtën epërsinë për të triumfuar bindshëm 111:86.

Rashun Davis ishte më i miri te vendasit me 26 pikë e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Atik Koshi me 28 pikë.

Sfida e dytë zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat