Flamurtari hakmerret ndaj Partizanit, Tirana tregon forcën ndaj Vllaznisë

Basketboll

Flamurtari hakmerret ndaj Partizanit, Tirana tregon forcën ndaj Vllaznisë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:34
Pamje nga ndeshja

Mbyllet java e 20-të e kampionatit të Kategorisë së Parë në Basketboll për femra. Flamurtari kampion fitoi 77-63 ndaj Partizanit në Vlorë, duke u hakmarrë për humbjen e pësuar në finalen e Ligës Unike të një muaji më parë.

Një ndeshje që nisi e ekuilibruar, por në periodën e dytë vendaset u shkëputën dhe e administruan avantazhin deri në fund. Për Flamurtarin u dallua Benally me 23 pikë, ndërsa 23 pikët e Edwards për të kuqtë mbetën për statistikë.

Tirana fitoi me lehtësi 94-71 ndaj Vllaznisë, të dyja këto skuadra të kualifikuara në play off. Enisa Qosja me 20 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Bernarda Rreshpja për Vllazninë.

Fitore për statistikë arriti ekipi i Elbasanit, që në fushën e tij mundi 81-35 Barleti Basket. Të dyja ekipet janë në vendet e fundit dhe të eliminuara nga gara për titull. Zenuni me 29 pikë e Zeneli me 25 bënë diferencën në fushë për Elbasanin.

Kategoria e Parë, java e 20-të

Tirana – Vllaznia, 94-71

Elbasani – Barleti Basket, 81-35

Flamurtari – Partizani, 77-63

Studenti (pushim)

Renditja: Flamurtari 34 pikë, Tirana 32 pikë, Partizani 30 pikë, Vllaznia 25 pikë, Studenti 22 pikë, Elbasani 19 pikë, Barleti Basket 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat