Peja 03 fiton Kupën e U16

Basketboll

Peja 03 fiton Kupën e U16

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:26
Peja 03 fiton Kupën e U16

Peja 03 është fituese e Kupës U16 në konkurrencën e femrave.

Skuadra pejane në një finale shumë interesante ka mundur KBF Prishtinën me rezultat 47:43.

Takimi ka qenë shumë interesant, duke u vendosur në fund, ndërsa pjesa e parë kishte përfunduar 20:20, që dëshmon për rivalitetin e madh në parket.

Medaljet për skuadrën fituese dhe finaliste i kanë ndarë ish-basketbollistet e njohura, Valbona Bytyqi dhe Vlora Idrizaj. MVP e ka ndarë Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, ndërsa Kupën skuadrës fituese e ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Final 4 u zhvillua pikërisht në qytetin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat