Të hënën dhe të martën është zhvilluar Final 4 i Kupës së Kosovës

Basketboll

Të hënën dhe të martën është zhvilluar Final 4 i Kupës së Kosovës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:17
Her World, Her Rules në Kupën e Kosovës U16

Të hënën dhe të martën është zhvilluar Final 4 i Kupës së Kosovës për U16 në konkurrencën e femrave.

Ky aktivitet është zhvilluar në Pejë, ku pas ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale, skuadra Peja 03 festoi Kupën në fund.

Vashat e katër skuadrave dhe stafi i tyre kanë përkrahur Kampanjën “Her World, Her Rules”.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e pesë vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat