Tirana super në Vlorë, Flamurtari bie në fund

Basketboll

Tirana super në Vlorë, Flamurtari bie në fund

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshje

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ku ulur dje siparin e sezonit të rregullt me ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit.

Një javë që është luajtur më tepër për statistikë, duke qenë se verdiktet për “play off”-in ishin dhënë me kohë. Gjithsesi, tërhoqi vëmendje përballja mes Flamurtarit dhe Tiranës, respektivisht vendit të parë dhe të dytë.

Pas një ecurie perfekte me të gjitha ndeshjet e fituara, vlonjatet janë “rrëzuar” në pengesën e fundit, teksa kanë pësuar disfatën e parë sezonale.

Tirana triumfoi në Vlorë me rezultatin 63-65 (11-12, 20-23, 14-8, 18-22), duke marrë kështu një sukses që u jep vajzave bardheblu edhe më tepër besim për “play off”-in.

Ndeshja ishte me rivalitet dhe e luftuar që nga fillimi e deri në fund, teksa asnjëra prej skuadrave nuk mundi të krijonte shkëputje të mëdha në pikë. Decizive do të rezultonte gjuajtja e saktë për 3 pikë nga Ebi Dishnica, 35 sekonda nga sirena përfundimtare, gjuajtje e saktë që fiksoi shifrat finale 63- 65 për Tiranën.

Breana Bey me 12 pikë e 13 ribaunde, Ebi Dishnica me 15 pikë, si dhe Aida Palko me 8 pikë e 11 ribaunde e 5 asiste ishin lojtaret më vendimtare në suksesin e skuadrës që drejtohet nga Mirza Alibegaj.

Për Flamurtarin spikatën Samra Omerbasiç me 16 pikë e 16 ribaunde, si dhe Mirela Lugaj me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat