Sigal Prishtina - Trepça sprovojnë forcat në kryeqytet

Basketboll

Sigal Prishtina - Trepça sprovojnë forcat në kryeqytet

Më: 13 prill 2023 Në ora: 13:51
Pamje nga një ndeshje

Pallati i Rinis dhe Sporteve, sonte do të jetë arenë e ‘nxehtë’ basketbolli.

Dy rivalët e përbetuar në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina dhe Trepça, do të përballen në kryeqytet në gjysmëfinalen e parë të ‘play-off-it’.

Kjo sfidë parashikohet të jetë e zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj garë.

Dy skuadrat me nam të basketbollit kosovar synojnë që ta kthejnë titullin e kampionit.

Prishtina për herë të fundit e ka fituar titullin në vitin 2019, ndërsa Trepça në vitin 2012.

Ndeshja Sigal Prishtina-Trepça fillon në orën 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat