Prishtina në Mitrovicë, Peja në Therandë

Basketboll

Prishtina në Mitrovicë, Peja në Therandë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:12
Koshi

‘Beteja’ në gjysmëfinale të “Play-off”-it vazhdon në fundjavë, ku zhvillohen ndeshjet e dyta.

Në ndeshjen e parë, Peja mundi Golden Eagle Yllin 85:82.

Kampionët do të mundohen të barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do të afronte drejt finales.

Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos pësuar asnjë humbje.

Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesante.

Në anën tjetër një super përballje pritet të dielën në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. Bardhkaltrit fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.

Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Orari

E shtunë

20:30 Golden Eagle Ylli – Peja

E diel

17:15 Trepça - Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat