Miami dhe Minnesota sigurojnë biletat e fundit, kompletohen çiftet e “Play-Off-it” në NBA

Basketboll

Miami dhe Minnesota sigurojnë biletat e fundit, kompletohen çiftet e “Play-Off-it” në NBA

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Tashmë janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit që e kanë siguruar biletën për në Play-Off -in e ligës kryesore në basketboll – NBA.

Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota Timberwolves triumfoi pa problem ndaj Oklahoma City Thundur me rezultat 120-95.

Timberwolfes ishin më të mirë thuajse në të gjithë periudhat. 24-23, 33-24, 38-31 dhe 25-17.

Më i dalluari në fitoren e tyre ishte Karl-Anthony Towns me 28 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Ndërkohë në Lindje, Miami Heat triumfoi ndaj Chicago Bulls me rezultat 102-91.

Heat e dominoi të gjithë ndeshjen, madje Chicago tek në çerekun e tretë arriti të barazojë rezultatin për herë të parë në ndeshje. Por, çereku i katërt ishte përcaktues në fitoren e Miamit.

Më i dalluari në fitoren e Heat ishte Jimmy butler me 31 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.

Kështu Milwaukee Bucks do të ketë punë me Miami Heat, Cleveland Cavaliers me New York Knicks. Boston Celtics do të përballet me Atlanta Hawks, ndërsa Philadelphia 76ers me Brooklyn Nets.

Denver Nuggets do të ballafaqohet me Minnesota Timberwolfes, që të premten mbrëma mori biletën.

Phoenix Suns do luaj me Los Angeles Clippers. Memphis Grizzlies do të  ketë punë të vështirë me Los Angeles Lakers, në një ndeshje impozante.

Teksa kampioni në fuqi Golden State Warriors do të ballafaqohet me Sacramento Kings për një vend në çerekfinale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat