Besëlidhja magjike

Basketboll

Besëlidhja magjike

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:36
Pamje nga një ndeshje

Besëlidhja ka fituar raundin e parë të fi naleve kundër Tiranës në Superligën e basketbollit të meshkujve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, që do të ishte historik për lezhjanët.

Ndonëse për herë të parë pjesë e finaleve, skuadra lezhjane zhvilloi një ndeshje të madhe.

Të besuarit e Afrim Bilalit triumfuan dje me rezultatin e 93- 77, duke i filluar kështu me këmbë të mbarë finalet. Lezhjanët e limituan Tiranën duke i bllokuar lojtarët kyç, ndërsa treguan një shënjestër të mirë sidomos në gjuajtjen për 3 pikë.

Nga ana tjetër, bardheblutë gabuan shumë në mbrojtje, ndërsa nuk kishin rendimentin e duhur as në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat