Prishtina - Trepça, sonte pritet me emocione

Basketboll

Prishtina - Trepça, sonte pritet me emocione

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:03
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina dhe Trepça pritet të dhurojnë përsëri spektakël në përballjen e tyre të radhës.

Dy rivalët e moçëm do ta kenë sonte sfidën e tretë gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit.

Aktualisht, seria e ndeshjeve është e barabartë, 1:1 pasi prishtinasit e fituan lojën e parë 82:70, e mitrovicasit atë të dytë, 77:68.

Prishtinasit do të mundohen ta shfrytëzojnë terrenin vendës për të kaluar në epërsi.

Kurse, mitrovicasve një fitore do t’ju kryente shumë punë duke e pasur parasysh se duelin e katërt do ta luajnë në “Minatori”, ku edhe do të mundë ta siguronin finalen.

Siç dihet, skuadra që i fiton tri ndeshje shkon në finalen e madhe.

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të nisë në orën 20:30.

Në gjysmëfinalen tjetër, Peja po avancon 2:1 me ndeshje ndaj Golden Eagle Yllit, i cili e fitoi mbrëmë lojën e tretë dhe mbeti në lojë për ta prekur eventualisht finalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat