Ofertë nga Arabia për Modriç

Basketboll

Ofertë nga Arabia për Modriç

Më: 21 prill 2023 Në ora: 13:45
Modriç

Mesfushorit i ofrojnë 50 milion euro në dy sezone.

Luka Modriç ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite dhe Real Madridi është në dijeni të saj. Kroati, i cili në shtator do të mbushë 38 vjeç, ka si prioritet rinovimin me Realin, por arabët e kanë dyfishuar ofertën e pagës së tij aktuale duke i ofruar 25 milionë euro neto.

Përveç kësaj, propozimi saudit është për dy sezone me gjithsej 50 milionë pa taksa. Lojtari tashmë është njohur me ofertën, por ende nuk është ulur për të negociuar me menaxherin e përgjithshëm, José Ángel Sánchez.

Askush në Madrid nuk e vë në dyshim karrierën e Modric.

Përkundrazi, ai konsiderohet si një nga nënshkrimet më të mira të dekadës së fundit.

Por ka dy probleme: Në Madrid nuk do të arrijnë kurrë shifrat e ofruara nga arabët dhe, vitin e ardhshëm janë finalet e Evropianit, ku Modric është i gatshëm të luajë me kombëtaren e tij.

Në këtë drejtim, Real Madrid konfirmoi se këtë sezon, pas Katarit 2022, Modric ishte një nga futbollistët të cilëve iu desh më shumë kohë për të ardhur në formë. Por kur e arriti formën sportive, ishte si një raketë, kjo është gjithashtu e vërtetë.

E në këtë moment, vendimtar në sezon, Modric është një nga më të mirët. Hera e fundit që lojtari foli për të ardhmen e tij ishte shkurtin e kaluar.

“Dua të vazhdoj në Madrid. Çfarëdo që të ndodhë, asgjë nuk do ta ndryshojë ndjenjën time për Real Madridin, është klubi i jetës sime”. Por dëshira e Modric nuk i ka ndalur përpjekjet e Arabisë Saudite për të provuar të marrë lojtarët më të mirë në kampionatin e tyre.

Ata kanë para dhe janë të gatshëm të paguajnë gjithçka që duhet për të përmbushur vullnetet e tyre. Shumat që ata japin mund të bëjnë çdo lojtar që të ndryshojë mendimet dhe dëshirat  e tyre"!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat