Gjoba të rënda basketbollisteve dhe ekipeve që u përfshinë në sherr

Basketboll

Gjoba të rënda basketbollisteve dhe ekipeve që u përfshinë në sherr

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:14
Pamje nga incidenti

Komisioni i disiplinës i Federatës Shqiptare të basketbollit është mbledhur me urgjencë për të analizuar incidentin e ndodhur në gjysmëfinalen e dytë play off për femra mes Partizanit dhe Tiranës, luajtur në “Asllan Rusi”.

Në fundit e atij takimi, fituar 86-83 nga Partizani, pasi një sherr masiv, ku u përfshinë disa basketbolliste nga të dyja ekipet, madje edhe tifozë.

Komisioni ka analizuar relacionin që ka bërë vëzhguesi i ndeshjes (Artan Terihati) dhe ka marrë disa masa ndaj protagonisteve dhe klubit Partizani, si organizator i këtij takimi.

Skuadra e “kuqe” do të paguajë mbi 1 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që gjoba kanë marrë edhe basketbollistet Antoinette Alyssa Bannister e Lasonja Lavette Edëards (Partizani) si dhe Ebi Dishnica e Enisa Qosja (Tirana). Komisioni nuk ka pezulluar asnjë lojtare, sic dhe pritej, duke deklaruar se mungojnë pamjet filmike.

Vendimet e disiplinës

1-Në zbatim të nenit 13.8, pika f, “Hyrja e spektatorëve në fushën e lojës para, gjatë ose pas ndeshjes, në një ndeshje të organizuar nga një shoqatë anëtare”, ndëshkim i shoqatës organizatore të ndeshjes, “Partizani Basket”, në shumën 10’000 lek.;

2-Në zbatim të nenit 13.8, pika h, “Ushtrim dhune i spektatorëve ndaj pjesëtarëve të ekipeve (lojtar, trajner, etj.)”, ndëshkim i shoqatës organizatore të ndeshjes, “Partizani Basket”, në shumën 100’000 lek, për mosmarrje të masave të duhura të sigurisë.

3-Në zbatim të nenit 14.9, “Sjellje josportive e lojtareve, trajnerëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol (fyerje, kërcënime, etj.) të cilat nuk janë ndëshkuar nga gjyqtarët gjatë ndeshjes si edhe pas përfundimit të saj, por paraqiten nga vëzhguesi”, ndëshkim i lojtareve të Partizanit, Antoinette Alyssa Bannister (nr.33) dhe Lasonja Lavette Edwards (nr.22), si dhe lojtareve të SK Tiranës, Ebi Dishnica (nr.12) dhe Enisa Qosja (nr.23), në shumën 10’000 lek për secilën.;4-Në zbatim të nenit 14.17, “Realizimi i sulmit fizik ndaj kundërshtarëve (lojtar, trajner, etj.), spektatorëve apo pjesëtar të ekipit të tij, para, gjatë ose pas ndeshje, pa pasoja për shëndetin e viktimës”, dënim i lojtareve të Partizanit, Antoinette Alyssa Bannister (nr.33) dhe Lasonja Lavette Edwards (nr.22), si dhe lojtares së SK Tiranës, Ebi Dishnica (nr.12), në shumën 50’000 lek për secilën.

*Në mungesë të pamjeve filmike gjatë gjithë ngjarjes dhe duke ju referuar fakteve të paraqitura nga Vëzhguesi Teknik i ndeshjes, sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren e aktiviteteve të basketbolllit, Komisioni i Disiplinës nuk mund të vlerësojë përfshirjen në vendim të dënimit me përjashtim të lojtareve të përfshira në ngjarje sipas përcaktimit shtesë në nenin 14.17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat