Ndeshja e katërt gjysmëfinale – Ylli synon barazimin e serisë, Peja luan për finale

Basketboll

Ndeshja e katërt gjysmëfinale – Ylli synon barazimin e serisë, Peja luan për finale

Më: 22 prill 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Sonte ndeshja e katërt gjysmëfinale – Ylli synon barazimin e serisë, Peja luan për finale 

Sonte do të zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale e “Play-Offit”, mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:30, në palestrën sportive “13 Qershlri”.

Pejanët po udhëheqin 2:1 në këtë seri gjysmëfinale, pasi fituan në dy ndeshjet e para 85:82 dhe 76:86, por kampionët nuk u dorëzuan dhe triumfuan 104:107 në ndeshjen e tretë.

Nëse skuadra e drejtuar nga Rami Hadar shënon fitore sonte, atëherë do të kualifikohen për në finale.

Në anën tjetër, të besuarit e Adis Beciragicit synojnë të barazojnë serinë në 2:2, ku finalisti do të vendosej në përballjen e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat