Izraelitët kalojnë në finale të Ligës Ballkanike

Basketboll

Izraelitët kalojnë në finale të Ligës Ballkanike

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja

Hapoel Beer Sheva/Dimona ka kaluar në finale të Ligës së Ballkanike.

Skuadra izraelite mposhti sot Milenijum Kodion në gjysmëfinale të “Final 4” të kësaj lige.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” përfundoi me rezultatin 123:72.

Në triumfin e Hapoelit u dalluan Ron Zipper me 21 pikë dhe David Efianayi me 20 sosh.

Te skuadra nga Mali i Zi u dallua Aleksa Mandiq me 24 pikë.

Hapoel Beer Sheva/Dimona në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes skuadrës nikoqire të “Final 4”, Beroe, dhe skuadrës së vetëm nga Kosova, Peja.

Kujtojmë se finalja e Ligës Ballkanike do të zhvillohet të dielën, ashtu si edhe ndeshja për vendin e tretë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat