Peja deklason bullgarët, kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike

Basketboll

Peja deklason bullgarët, kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike

Më: 28 prill 2023 Në ora: 20:05
Peja

Peja është finaliste në Ligën Ballkanike.

Verdhezinjtë në ndeshjen gjysmëfinale kanë mundur BC Beroe me shifrat 124:82 (35:20, 34:20, 40:16, 15:26).

Pejanët ishin favoritë ndaj bullgarëve, që luanin në shtëpi dhe këtë e dëshmoi në çerekun e parë, që e fitoi bindshëm, 35:20, ndërsa e forcoi këtë epitet në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë për të shkuar në pushim me rezultat 69:40.

Peja vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e tretë, që e fitoi edhe më bindshëm, 40:16, ndërsa ajo e fundit u zhvillua vetëm sa për formalitet dhe skuadra kosovare u kualifikua në finale, ku të dielën nga ora 18:15 ndaj Hapoel Ber Sheeva/Dimona, që eliminoi KK Milenijum 123:72.

Te Peja ndaj Beroe më i miri ishte David Joseph me 36 pikë, tri kërcime e katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat