Interesim i madh për biletat e ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës

Basketboll

Interesim i madh për biletat e ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Sonte luhet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça e pret KB Pejën në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

Ndërkaq, tani ka filluar të bëhet edhe shitja e biletave për këtë derbi, ku edhe ka një interesim të madh.

Dje Trepça njoftoi se biletat do të dalin në shitje në orën 11:00, mirëpo tifozët kanë dalë te Fan-shopi i klubit katër orë përpara se të nisë shitja, vetëm për të siguruar një biletë.

Pa dyshim që sonte në “Minatori” do të zhvillohet një duel tejet interesant.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat